Reali ka fituar takimin e vajtjes në gjysmëfinalet e Kupë së Mbretit kundër Sociedadit 0-1 falë një goli të Endrik.
Por fundi ka qenë jo fort i këndshëm për Madridin, që ka humbur mesfushorin Dani Sebajos.
Ai ka pësuar një dëmtim, duke lënë fushën e lojës mes lotësh, shenja aspak të mira që mbajnë në ankth Realin.
Në Madrid druajnë për ndonjë gjë serioze për Sebajosin, ndonëse do të jenë vizitat mjekësore të sotme që do të tregojnë shkallën e dëmtimit.