Igli Tare është një kandidat i fortë për të marrë pozicionin e drejtorit sportiv te skuadra e Milanit. Sipas “Tuttosport” klubi zikaltër po kërkon një profil që njeh mirë ambientin e futbollit italian si dhe të operojë në një ekip, i cili nuk “lundron” në ujra të qeta sa i përket aspektit ekonomik.
Për të përditshmen torineze Igli Tare që të emërohet në këtë post te Milani duhet të mposhtë kandidatura të forta siç janë ato të Fabio Paratiçit, Andrea Bertës dhe Fransua Modesto.
Sipas “Tuttosport” në këtë garë Paratiçi është në avantazh.
Në qërshor 52-vjeçari mund të rikthehet në botën e futbollit pas dënimit që mori gjatë kohës kur mbulonte këtë rol në Torino.
Një tjetër emër i fortë është edhe ai i Andrea Bertës, i cili ka qenë drejtori sportiv i Atletiko Madrid. Por Berta ka pak shanse që të pranojë ofertën e Milanit pasi ka marrë një propozim interesant nga PSG-ja.