Kërkojnë të bëjnë autokritikën në kampionat

Futboll

Kërkojnë të bëjnë autokritikën në kampionat

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 11:23
Partizani

Partizani nuk po kalon aspak një moment të mirë në kampionat, me “Demat” që prej disa javësh në Superiore nuk e njohin fitoren. Por pavarësisht kësaj, lajm i mirë është që të kuqtë janë ende në garë për të fituar të 2 trofetë e këtij sezoni, kjo pasi tashmë janë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Por nëse në Kupë bënë siç duhet detyrat, tashmë kryeqytetasit do të duhet të bëjnë mirë llogaritë me kundërshtarët e tyre në kampionat. Arbër Abilaliaj kërkon menjëherë rikthimin e skuadrës te fitoret, por nuk do të jetë aspak e lehtë.

Kalendari është kundër “Demave”, pasi në 3 javët e ardhshme të kuqtë do të luajnë në 3 transferta radhazi.

Fillimisht të shtunë do të duelojnë në “Elbasan Arena” me Elbasnin në kuadër të javës së 27-të, ndërsa më pas do të udhëtojnë në “Loro Boriçi” për të sfiduar Vllazninë, një rival direkt.

Dhe në fund por jo nga rëndësia është transferta korçare. Partizani do të duelojë me Skënderbeun në kuadër të javës së 29-të të kampionatit dhe ky kërkohet që të merren pikët maksimale. Mbetet të shihet se pas këtyre 3 sfidave se sa pikë mund të ketë grumbulluar skuadra e Abilaliajt. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat