Mbetet të shihet se çfarë dëmtimi ka marrë Ndreca

Futboll

Mbetet të shihet se çfarë dëmtimi ka marrë Ndreca

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 11:31
Edison Ndreca

Egnatia ia doli të triumfonte edhe në çerekfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë ndaj Bylisit, duke u kualifikuar në fazën tjetër me rezultat të përgjithshëm 5-3. Një sfidë mjaft e rëndësishme për rrogozhinasit që vazhdojnë rrugëtimin në Kupë, ku synojnë t’i shkojnë deri në fund.

Por nga kjo përballje përveç kualifikimit kanë dalë të “sakatuar”.

Kjo pasi një nga titullarët dhe lojtarët kyç të kampionëve u dëmtua. Bëhet fjalë për Edison Ndrecën, i cili u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 35-të të pjesës së parë.

Kjo padiksutim i ka shtuar “dhimbjet e kokës” te Edlir Tetova, pasi tahsmë timonieri i rrogoxzhinasve është gjithë sy e veshë nga mjekët.

Lojtari pritet që t’iu nënshtrohet edhe vizitave mjekësorë për të mësuar shkallën e dëmtimit dhe kjo do të vazhdojë të mbajë në “ankth” stafin teknik.

Mbetet të shihet se çfarë dëmtimi ka marrë Ndreca dhe sa kohë do t’i duhet për rikuperimin, ndërsa dueli me Teutën në kampionat mund të jetë i humbur për të.

Siç dihet Egnatia do të presë Teutën ditën e dielë. Përballje që do të luhet në “Egnatia Arena” në orën 17:00 dhe është e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat