Anulohen tenderët me vlerë prej 37-milionë eurosh për stadiumet të Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës

Futboll

Anulohen tenderët me vlerë prej 37-milionë eurosh për stadiumet të Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 11:33
Pamje e stadiumit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar sot (e enjte) gjatë ditës se ka anuluar tre tenderë në vlerë totale prej 37 milionë eurosh, që lidhen me punët nëpër stadiume në tri nga qytetet e mëdha të Kosovës.

Ndërtimi i stadiumit të qytetit në Pejë me 19 milionë euro, rinovimi i stadiumit të qytetit në Gjilan me vlerë 15 milionë euro dhe rinovimi i stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë me vlerë prej tre milionë eurosh janë tri stadiumet që tenderët për ta janë anuluar tashmë.

Njoftimi pa ardhur nga faqja zyrtare e prokurimit me arsyetimin se njoftimet fillestare janë vendosur gabimisht meqë janë ende në fazën e vlerësimit.

Gjatë ditëve të ardhshme apo edhe javëve pritet të sqarohet gjithçka, nëse projektet do të kthehen në pikën zero apo do të vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat