Futbollisti brazilian, Vitor Roque do të largohet nga Barcelona përfundimisht pasi ka gjetur klubin e ri.
Në fakt, Vitor Roque për momentin është pjesë e Real Betisit, në formë huazimi nga klubi katalunas.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Vitor Roque tashmë ka arritur marrëveshje me klubin e Palmeiras.
Thuhet se Barcelona do të përfitoj rreth 25 milionë euro me shitjen e “tigrit”.
19-vjeçari në La Liga gjatë këtij sezoni zhvilloi 22 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri dy asiste.