Nejmar: Për mua mbret i futbollit është vetëm një

Futboll

Nejmar: Për mua mbret i futbollit është vetëm një

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 11:37
Nejmar

Pavarësisht aventurës së tij në Arabinë Saudite dhe eksperiencës së re larg qendrës së vëmendjes në futbollin europian, askush nuk dyshon në aftësitë e tij. Braziliani ishte një nga ata të përzgjedhur që ishin thirrur të “ulen në të njëjtën tryezë” me Mesin dhe Kristiano Ronaldon për nga talenti dhe cilësia.

Për shumë njerëz, Nejmar e humbi mundësinë për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë në botë, ndoshta edhe i historisë.

“Princi që nuk donte të bëhej mbret…”; një teori që është përhapur si rrufe qysh nga transferimi i tij te PSZH-ja dhe për të cilën youtuberi The Grefg e pyeti brazilianin.

“Nuk është se nuk doja të isha mbret, por për mua mbret i futbollit është vetëm një dhe ai është Pele.

Ndodhën shumë gjëra, pata shumë dëmtime që më kushtuan shumë në karrierë, ndoshta Zoti e deshi kështu. Nuk kam arsye të jem i trishtuar, përkundrazi”, – shpjegoi Nejmar.

Braziliani u shpreh mirënjohës për gjithçka ka arritur në karrierë dhe jetë.

“Jam shumë i lumtur me karrierën dhe jetën time. Gjithçka që ëndërrova e realizova, pothuajse gjithçka, madje arrita edhe gjëra që as nuk i kisha ëndërruar.

Jam shumë mirënjohës ndaj Zotit që më ndryshoi jetën, atë të familjes sime dhe të miqve të mi. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua,” tha mes tjerash Nejmar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat