Nedim Bajrami realizon golin e dytë në kampionatin skocez!
Vetëm 7 minuta në fushë i mjaftuan Nedim Bajramit për të gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin skocez ndaj Kilmarnok.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare u fut në fushë në minutën e 78-të, ndërkohë që tundi rrjetën në minutën e 85-të, duke ngritur shifrat në 2 me 4.
Ky ishte goli i dytë në kampionat për Bajramin, i cili është aktivizuar 22 ndeshje në kampionat.