Lavdëron lojtarin

Futboll

Lavdëron lojtarin

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 11:41
Ançeloti

Real Madridi e nis me këmbën e mbarë gjysmëfinalen e “Copa del Rey”, me një ndeshje tepër të luftuar, ku portierët Remiro dhe Lunin bënë disa pritje vendimtare.

Real Sosiedadi u mposht në shtëpi me rezultatin 1-0, falë një goli të Endrikut në minutën e 19-të, i cili ishte shumë pranë kompletimit të dopietës personale. Tashmë, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit.

Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Karlo Ançelotti, foli për “MARCA” rreth zgjedhjes së portierit për finalen e mundshme të “Copa del Rey”.

“Gjysmëfinalja duhej të luhej nga Lunin, i cili është një portier shumë i besueshëm dhe po bën një punë të shkëlqyer. Që ta hapim debatin për finalen tani…, më duket shumë herët”.

Duke analizuar performancën e skuadrës, Ançeloti u shpreh i kënaqur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat