Ndeshjet e marsit po afrojnë

Futboll

Ndeshjet e marsit po afrojnë

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 11:57
Kombëtarja e Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë gjatë muajit mars do t’i zhvillojë dy ndeshje në fazën parakualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Trajneri Sylvinho do ta ketë problem fazën e sulmit, pasi lojtarët në këtë repart nuk janë asapak në formë.

Duke nisur nga Mirlind Daku, i cili ka pothuajse tre muaj që nuk ka luajtur ndeshje zyrtare me Rubin Kazanin, për shkak të pushimit dimëror.

Që nga muaji dhjetor nuk ka luajtur as Myrto Uzuni, i cili tashmë ka përfunduar në Amerikë, te FC Austin.

Armando Broja, sulmuesi më i mirë që ka pasur Shqipëria në kohët e fundit, është i lënduar… por që pritet të rikthehet gjatë marsit.

Indrit Tuci, sulmuesi i Sparta Pragës është i lënduar nga muaji janar.

Duke parë këtë situatë, vetëm Sylvinho mund ta di se çfarë do të bëjë në ndeshjet e muajit mars.

Kujtojmë se Shqipëria e nis aventurën e parakualifikimeve, duke luajtur ndaj Kombëtares së Anglisë më datën 21 mars, kurse ndeshjen e parë të këtij viti në “Air Albania” e zhvillon, më 24 mars ndaj Andorrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat