Sulmuesi i Vorës nuk llogarit rivalët

Futboll

Sulmuesi i Vorës nuk llogarit rivalët

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 11:58
Manfredas Ruzgis

Gara në Kategorinë e Parë ka hyrë në fazën më delikate të saj.

Kjo njo vetëm për ekipet që kërkojnë të arrijnë objektivat e tyre, por edhe për sulmuesit, të cilët synojnë të jenë goshënues.

Deri më tani duket se garën për golashënuesin e Kategorisë së Parë do ta marrë sulmuesi i Vorës. Manfredas Ruzgis.

Lituanezi deri më tni ka mundur të shënojë 19 gola në kampionat, duke qenë një pikë kyçe për Vorën, duke ndihmuar kështu ekipin drejt  titullit kampion.

Rivali më i afër i tij është Aldri Oshafi, i cili ka shënuar 12 gola, ndërsa me 10 gola ndodhet Florenc Farruku, me 9 gola është Mentor Mazrekaj dhe Erald Maksuti. Kështu diferenca e Ruzgis me 7 gola diferencëq me Oshafin bën që të jetë më i qetë, teksa kanë mbetur edhe disa javë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat