Tekniku portugez, Ruben Amorim, ka 23 ndeshje në krye të “Djajve të Kuq”, teksa ka marrë 11 fitore, tre barazime e ka pësuar nëntë humbje në të gjitha garat. “The Sun” raporton se Man. Junajtedit do t’i duhet t’i paguajë Ruben Amorimit 12 milionë funte nëse e shkarkojnë atë këtë verë, për shkak të një klauzole që siguron që ai të marrë pjesën e mbetur të kontratës.
Stafi i tij do të kompensohej gjithashtu, duke e çuar koston totale të largimit në 20 milionë funte. Pavarësisht tetë humbjeve në 16 ndeshje të Premierligës, nuk ka asnjë indikacion që pronari i pjesshëm Sir Jim Ratcliffe planifikon të shkarkojë trajnerin portugez, i cili iu bashkua në nëntor.
Megjithatë, nëse rezultatet përkeqësohen, goditja financiare do të ishte e rëndësishme.
Llogaritë e fundit të United zbulojnë një borxh të klubit prej 1 miliard funteve, duke përfshirë 300 milion funte në tarifat e papaguara të transferimeve.
Klubi po konsideron shitjen e klauzolave të shitjes për ish-lojtarët si Scott McTominay dhe Mason Greenwood për të lehtësuar tendosjen financiare.