E habitshme, talenti shqiptar i kthen shpinën Kosovës

Futboll

E habitshme, talenti shqiptar i kthen shpinën Kosovës

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 12:07
Besfort Zeneli

Besfort Zeneli ka të drejtën për të veshur fanellën e Suedisë në vazhdim.

Lojtari i talentuar mori dritën jeshile nga FIFA, ndërsa kishte shprehur më parë dëshirën për të mos luajtur te Kosova.

Kujtojmë se më parë Zeneli ishte pjesë e kontigjentit U-21 te Kosova.

Mesfushori shtatlartë është vëllai i Arbër Zenelit. Për këtë të fundit kishin lindur pakënaqësitë, pasi nuk ishte pëlqyer trajtimi i tij te “Dardanët”.

Besfort Zeneli e ka kaluar të gjithë karrierën e tij tek Elfsborg.

Tashmë 22-vjeçari do të qëndrojë në pritje të ftesës nga Suedia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat