Presidenti Korsi veçon Ismajlin dhe një mbrojtës

Futboll

Presidenti Korsi veçon Ismajlin dhe një mbrojtës

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 12:19
Fabricio Korsi

Empoli mori një kualifikim historik mbrëmë kundër Juventusit. Skuadra e Ardian Ismajlit ia doli të eliminojë “Zonjën” përmes penalltive, dhe tashmë do të luajë për herë të parë në gjysmëfinalen e Kupës.

Presidenti i Empolit, Fabricio Korsi, në intervistë për “Tuttomercatoweb” përmend dhe Ismajlin për ndikimin që pati.

“Jemi mbi re, le të marrim më të mirën dhe të gjejmë besimin për mbylljen e këtij sezoni të vështirë.

Kemi rikuperuar dy lojtarë të rëndësishëm si Ismajli dhe Marianuçi. Dhe kjo solli të mirat e veta pas një periudhe të vështirë.

Tani problemi është të ruajmë mentalitetin dhe të harrojmë mbrëmjen e djeshme”, u shpreh presidenti i Empolit ndër të tjera.

Kujtojmë se Ismajli luajti vetëm në pjesën e parë. Mbrojtësi i Kombëtares do të marrë minuta gradualisht për të mos rrezikuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat