Portieri shqiptar, Gentrit Muslija ka nënshkruar një kontratë të re me St Gallenin në Zvicër deri në vitin 2028.
Pas e “blindoi”, St Gallen e huazon Muslijën te FC Wil 1900.
Muslija në sezonin aktual ishte duke bërë paraqitje për ekipin U19 të St Gallenit.
“Gentriti është një portier i talentuar. Ai është i qendrueshëm në teknikat e tij bazë, ambicioz dhe i guximshëm.
Jemi të kënaqur që kemi vazhduar me të.
Duke parë që FC Wil aktualisht ka nevojë për një portier shkaku i lëndimeve, ne si klub kemi mundësinë t’i ndihmojmë atyre. Njëkohësisht Genrtiti do ta ketë mundësinë për t’u stërvitur me lojtarët dhe në nivele më të larta”, u shpreh drejtoi i St Gallenit, Roger Stilz
Kujtojmë që Gentriti është 19-vjeçar dhe është pjesë e Kombëtares së Zvicër në grupmoshat e reja.