Kimmich refuzon kontratën e re me Bayernin

Futboll

Kimmich refuzon kontratën e re me Bayernin

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 12:51
Kimmich

Futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Joshua Kimmich, pritet të largohet nga Bayern Munchen në fund të këtij sezoni.

Siç raporton “Bild”, Kimmich nuk e pranoi kontratën e re, pasi nuk ishte mjaftueshëm e vlefshme.

Andaj, Bayerni ka tërhequr bisedimet dhe pritet që ta lë lojtarin të largohet në fund të sezonit aktual.

30-vjeçari ka kontratën me Bayernin deri në qershor të këtij viti dhe në rast se nuk nënshkruan, atëherë në verë largohet me parametra zero.

Kimmich gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 23 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë gjashtë asiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat