Fenomeni Ronaldo: CR7 jo më i miri në historinë e futbollit

Futboll

Fenomeni Ronaldo: CR7 jo më i miri në historinë e futbollit

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 13:00
Ronaldot

Debati se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave vazhdon të ngjallë opinione të ndara dhe këtë herë Ronaldo Nazário ka vënë në pikëpyetje fjalët e Cristiano Ronaldos.

Braziliani, dy herë kampion i Kupës së Botës, e ka pranuar madhështinë e yllit portugez, por nuk ndan pretendimin e tij për të qenë lojtari më i kompletuar dhe më i madhi i të gjitha kohërave. Për të, sulmuesi i Al-Nassr meriton një vend në mesin e elitës, por jo në kulmin absolut të futbollit.

“Cristiano Ronaldo ka pasur një karrierë fantastike, ai ka bërë gjëra të mrekullueshme, duke përfshirë ndryshimin e pozicionit nga anësor i majtë në sulmues qendror. Dhe kjo nuk është një gjë e lehtë.

Është e sigurt që ai është një nga më të mirët në historinë e futbollit. Më i miri? Nuk jam dakord. Por unë e respektoj pozicionin e tij. Ai është ndër më të mirët në histori. Do të thosha në top dhjetëshen”.

Braziliani e përjashton veten nga gara: “Nuk më pëlqen të flas për këtë. Mendoj se njerëzit kanë një opinion shumë të lartë për veten. Preferoj që njerëzit të flasin për situatën time, kush jam dhe çfarë kam bërë”.

10-shja më e mirë sipas ish-yllit brazilian: “Pelé në vendin e parë, Maradona dhe Messi së bashku në të dytin. Më pas një seri lojtarësh: Zico, Romario, Cristiano Ronaldo, Van Basten, Figo, Rivaldo”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat