Skuadra e Arsimit nga Çegrani dje është ankuar se padrejtësishtë ishin eliminuar nga cerekfinalja e kupë së Maqedonisë kundër Brerës në Strumicë.
Ndërsa, sot kanë reaguar nga FFM ku pranojnë se gjyqtari I ndeshjes ka bërë vlerësim të gabuar në minutën e 78-të kur nuk kishte akorduar penallti për verdhezinjtë.
Ja një pjesë e reagimit të FFM-së:
“Komisioni i Gjyqtarëve pranë FFM-së bëri të ditur se në ndeshjen mes FC Brera dhe FC Arsimi, në minutën e 78-të është bërë vlerësim i gabuar nga gjyqtari kryesor dhe nuk është akorduar penallti për ekipin mysafir.
Jemi të vetëdijshëm se futbolli është një lojë dinamike. Ndeshjet e Ligës së Parë dhe të Dytë, si dhe ndeshjet e KUP-it, janë të barabarta në cilësi, dhe arbitrat mbajnë “presionin” e rëndësisë që ka çdo ndeshje dhe pritshmëritë prej tyre janë të mëdha. Pavarësisht përpjekjeve më të mira, gjykimet e gabuara të arbitrave janë një pjesë integrale e çdo sporti.
Megjithatë, vlerësimet e izoluara të gabuara të arbitrave, të cilat, meqë ra fjala, janë vlerësuar të gjitha negativisht nga kontrollorët e arbitrave deri më tani, në asnjë mënyrë nuk duhet të hedhin hije mbi besueshmërinë, profesionalizmin dhe integritetin e gjyqtarëve, dhe FFM do të mbetet e përkushtuar për ruajtjen e integritetit dhe transparencës në angazhimin e saj dhe nuk do të lejojë shkeljen e pabazuar të përfaqësueses së saj”, thuhet mes tjerash në reagimin e FFM-së.