Fyerje të reja raciste ndaj Vinicius: një tifoz e imiton majmunin përballë brazilianit

Futboll

Fyerje të reja raciste ndaj Vinicius: një tifoz e imiton majmunin përballë brazilianit

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 13:30
Vinicius

Vinicius jr. e kaloi një tjetër natë me emocione të përziera.

Braziliani u zgjodh si kapiten i ri i Real Madridit shkaku i mungesës së dy kapitenëve, Luka Modrić e Lucas Vázquez në formacionin startues.

Mirëpo, nderi i kapitenit dhe fitorja me rezultat 1:0 ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey u zbehën kur ylli brazilian u përball me rastin e ri të racizmit, shkruajnë mediat spanjolle.

Pak para se të kryhej pjesa e parë, gjyqtari José María Sánchez vendosi ta ndërpriste lojën.

Një vendim që fillimisht ishte e vështirë të kuptohej, por që më pas u zbulua ky rast kur në ekranin e madh të stadiumit u shfaq mesazhi i qartë kundër racizmit, i cili ka marrë hov të madh në vitin e fundit në Spanjë.

Në disa video që po qarkullojnë shihen disa tifozë të Real Sociedadit të bënin gjeste të majmunëve për ta fyer Viniciusin, i cili megjithatë e ruajti qetësinë dhe madje edhe buzëqeshi, duke e kaluar lehtësisht këtë situatë të vështirë.

Pas disa minutash të ndërprerjes së lojës, gjithçka iu rikthye normalitetit.

Por, natyrisht se tifozët që e shkaktuan këtë skandal në llogari të 24 vjeçarit brazilian, do të dënohen, mund të ndodh edhe me burg..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat