Ministria e Sportit: Asnjë kontratë ekzistuese për stadiumet e futbollit nuk është anuluar

Futboll

Ministria e Sportit: Asnjë kontratë ekzistuese për stadiumet e futbollit nuk është anuluar

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Ministria e Sportit ka dale me një sqarim publik rreth raportimeve të sotme se kjo ministri i ka anuluar tre tenderë në vlerë totale prej 37 milionë eurosh, të cilat lidhen me punët stadiumet në Gjilan, në Pejë e në Mitrovicë.

“Sqarim Publik. Lidhur me raportimet e fundit të mediave për anulimin e procedurave për stadiumin e Pejës, Mitrovicës dhe Gjilanit, sqarojmë se ato nuk janë anuluar. Sa i përket stadiumeve në Gjilan dhe Pejë, proceset janë në fazën e vlerësimit si procedura të rregullta dhe MKRS do të dalë me rezultate në ditët në vijim.

Po ashtu, sqarojmë se asnjë kontratë ekzistuese nuk është anuluar.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në krye me Hajrullah Çekun, ka anuluar tre tenderë në vlerë totale prej 37 milionë euro, që lidhen me punët nëpër stadiume”, njofton Ministria e Sportit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat