Skuadra e Manchester Cityt ka zyrtarizuar futbollistin argjentinas, Claudio Echeverri.
19-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028.
Ekipi nga Premier League e kishte trasnferuar mesfushorin argjentinas gjatë vitit të kaluar për 18 milionë euro dhe e kishte lënë si huazim te River Paleti.
Por, tani skuadra e Cityt e ka ndërprerë marrëveshjen e huazimit dhe tashmë është në dispozicion të ekipit të Pep Guardiolas.
Echeverri në 48 ndeshje zyrtare, ka shënuar katër gola dhe ka bërë tetë asiste me River Platen.