Dënohet Mourinho

Futboll

Dënohet Mourinho

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 14:22
Mourinho

Ky është vendimi i Federatës Turke të Futbollit pas polemikave të forta që shpërthyen pas derbit të Stambollit mes Fenerbahçes dhe Galatasaray.

Klubi kampion në fuqi e akuzoi “Special One” për racizëm, pasi ai iu drejtua pankinës së Galatasaray me frazën “kërcenin si majmunë”.

Trajneri portugez është pezulluar 2 dy ndeshje për këtë deklaratë të dyshuar si raciste, edhe 2 të tjera për fjalët e drejtuara ndaj gjyqtarit të katërt, të cilit i sugjeroi “të merrte shembull nga arbitri Vinçiç”, slloveni që ishte caktuar si kryesor për këtë sfidë.

Në konferencën për shtyp, Mourinho kishte deklaruar për kundërshtarin se “kërcenin si majmunë”, duke iu referuar një proteste të pankinës së Galatasaray në minutat e para të ndeshjes. Një frazë pa dyshim e papërshtatshme dhe që ndoshta nuk kishte qëllim diskriminues, por Federata Turke e Futbollit vendosi të veprojë ashpër – “Special One” është pezulluar për 4 ndeshje.

Në vendimin e federatës ka ndikuar edhe një episod tjetër.

Mourinho pranoi në konferencë se kishte shkuar në dhomën e arbitrave pas ndeshjes dhe i ishte drejtuar gjyqtarit të katërt turk me fjalët: “Nëse ti do të ishe arbitër kryesor, do të ishte një katastrofë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat