Drita e Gjilanit pa ndonjë mund të madh ka fituar në udhëtim, me rezultat të thellë 3:0 ndaj Prishtinës së Re.
Lideri i Kampionatit të Kosovës e ka demoluar me rezultat liderin e Ligës së Parë, Grupi B.
Ndeshja është luajtur në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Gjithçka ishte e qartë në minutat e parë kur skuadra ga Gjilani ka avancuar me rezultat 2:0 me golat e futbollistëve Rron Brojës (7’) dhe Kastriot Selmanit (45’).
Në pjesën e dytë ka shënuar edhe Arb Manaj për rezultatin 0:3.
Drita është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.