Ancelotti: Fitore e vuajtur, por nuk ka mbaruar ende

Futboll

Ancelotti: Fitore e vuajtur, por nuk ka mbaruar ende

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 15:18
Carlo Ancelotti

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti e di më mirë se kushdo tjetër se çfarë do të thotë një fitore 0-1 në transfertë në një ndeshje kupe.

Italiani ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës së tij, por ka refuzuar ta cilësojë Realin si finalist në Kupën e Mbretit.

Fillimisht ai ka analizuar takimin në San Sebastian.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë siç e kishim parashikuar.

Ata kanë hedhur gjithçka ndaj nesh, kanë luajtëm me një ritëm të çmendur, por ia kemi dalë.

Skuadra ka qenë shumë kompakte dhe kjo na ka lejuar të kontrollojmë situatat. Do të kishte qenë mirë nëse do të kishim shënuar një gol të dytë, por kjo fitore vlen shumë.

Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit”, tha Ancelotti..

Më tej ai është ngacmuar për çështjen e kualifikimit.

“Nuk mund ta fshehim se ky ishte një rezultat i favorshëm për ne.

Kemi kohë për të menduar për ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Gjithsesi nuk mund të them se jemi të kualifikuar, do të gaboja”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat