Trajneri e planifikoi si grackë kundër Juventusit

Futboll

Trajneri e planifikoi si grackë kundër Juventusit

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 15:24
Ajeti e Ismajli

Empoli arriti të skualifikonte Juventusin nga Kupa e Italisë falë penalltive.

Nga minuta e parë e nisi këtë ndeshje edhe Ardian Ismajli, i cili mbante shiritin e kapitenit.

Empoli qëndroi stoik në pjesën e parë duke fituar 0-1, me Ismajlin në zemër të mbrojtjes.

Ndërkohë në fillimin e pjesës së dytë, Ismajli u largua, Juventusi barazoi, por dështoi të kalonte më tej.

Pa Ismajlin në fushë, Empoli kishte pësuar 8 gola në 2 ndeshjet e fundit. Por ishte vetë lojtari që për Sport Ekspres ka konfirmuar se nuk ka pësuar një tjetër dëmtim. Trajneri kishte planifikuar vetëm 45 minuta për të pas kthimit nga dëmtimi pasi në të kundërt, lojtari do të rrezikonte shumë.

Duke ditur vlerën e tij të madhe, tekniku i Empolit zgjodhi që ta fuste Ismajlin në 45 minutëshin e parë si një grackë që ndeshja të ishte në favorin e Empolit pasi nëse do të hidhej në 45 minutat e dyta, historia e takimit mund të kishte marrë fund.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat