Cassano kërkon shkarkimin e trajnerit të Juventusit

Futboll

Cassano kërkon shkarkimin e trajnerit të Juventusit

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 16:29
Thiago Motta

Cassano mendon se Thiago Motta duhet të shkarkohet te Juventusi. Ish-futbollisti i njohur italian njihet për deklaratat e tij kontroverse dhe këtë herë në shënjestër është vendosur trajneri i bardhezinjëve.

Pas eliminimit nga Champions League dhe Kupa e Italisë, Thiago Motta ka marrë kritika të ashpra nga Cassano.

“Për mua Thiago Motta duhet të largohet.

Mund të fitoj edhe Serinë A, por nuk ndryshon asgjë. Nuk mund të fshish të gjithë muajt katastrofik të mëparshëm. Me blerjet e bëra në verë, prisja situatë tjetër.

Shumë lojtarë janë zhvlerësuar, nuk ka asnjë ide për futbollin, asnjë përmirësim. Edhe nëse do të rrinte dhe do të fitonte

Serinë A këtë sezon, do të thosha se ishin të tjerët shumë të neveritshëm që e lanë kampionatin në duart e Juventusit, jo se ishte merita e Juventusit.

E shoh gotën krejtësisht të zbrazur këtë herë, klubi ka bërë investimi të shkëlqyera, por trajneri ishte katastrofë. Për shembull nuk e kuptoj sesi lë Thuram në stol që për mua është lojtari më i mirë te Juventusi.

Shpeshherë nis që të mendoj se çfarë i kalon në kokë këtij trajneri, nuk e kuptoj dot fare”, tha Cassano.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat