Situata e rinovimeve te Milani është e nxehtë për një lojtar specifik.
Nuk ka ende një marrëveshje me Teo Hernandezin dhe sipas “Corriere dello Sport” gjuha e përbashkët mes palëve është ende shumë larg dhe sipas tyre është i destinuar të përfundojë në merkato.
Mbrojtësi francez ka qenë nën kritika prej muajsh për paraqitjet nën pritshmëri dhe një rinovim duket gjithnjë e më i largët. Negociatat po ecin ngadalë dhe hipoteza më konkrete është se nuk do të arrihet një marrëveshje e re.
Në këtë rast, Milani do të përpiqet ta shesë atë në verë për të shmangur largimin me zero në 2026, edhe nëse ata janë të vetëdijshëm se do të fitojnë më pak se vlera e tij reale në treg.