Arda Guler dështon të spikasë te Reali...

Futboll

Arda Guler dështon të spikasë te Reali...

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 18:39
Arda Guler 

Arda Guler nuk po i shfrytëzon në maksimum mundësitë që Ancelotti po i jep te Real Madridi.

Shumë zëra kërkuan dhe kërkojnë që turku t'i jepet më shumë minuta dhe Ancelotti ia dha, duke e futur në formacionin titullar kundër Real Sociedad në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit (0-1).

Arda Güler luajti 84 minuta, duke u fokusuar më shumë në veprimet mbrojtje sesa në sulm. Dëshmi e mirë për këtë është se ai e rikuperoi topin tre herë, vetëm një më pak se Camavinga dhe dy më pak se Tchouaméni.

Arda Güler kishte vetëm një goditje në portë dhe krijoi vetëm një rast. Bilanc i dobët për një lojtar me karakter jashtëzakonisht sulmues. Me këto shifra, e vërteta është se turku kaloi pa u vënë re te Anoeta. 

Pas ndeshjes, Ancelotti u shpreh i kënaqur me paraqitjen e Ara Güler. “Arda ka punuar shumë mirë në pozicionin e tij dhe në punën e tij mbrojtëse.

Ka qenë një ndeshje intensive dhe konkurruese ndaj një kundërshtari që ka dhënë gjithçka”, përfundoi trajneri i Real Madridit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat