Haaland: Por ai ishte një gabim i madh

Futboll

Haaland: Por ai ishte një gabim i madh

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 18:58
Haaland

Manchester City është kthyer të fitorja.

Pasi ka hedhur pas krahëve eliminimin në Champions League dhe humbjen e shëmtuar ndaj Liverpool-it, skuadra e Pep Guardiola ka shkuar 1 pikë larg vendit të tretë në Premier League pas fitores ndaj Tottenham-it.

Ndeshja u vendos nga një gol i Erling Haaland, i cili kishte munguar në dy ndeshjet e fundit të City-t për shkak dëmtimi:

“Nuk është kurrë e bukur të jesh i dëmtuar dhe të mos luash, por duhet të shikosh gjithmonë përpara dhe të jesh pozitiv. Mund të bëjmë diçka vetëm për të tashmen dhe për të ardhmen.

“Unë përpiqem të jem në zonën e rreptësisë dhe nëse ma pasojnë topin, përpiqem ta dërgoj në rrjetë”, ka thënë Haaland për BBC.

Në lidhje me VAR-in që i ka anuluar golin e dytë për një prekje të supozuar të topit me dorë: “Ndodhi sepse arbitri e mori vendimin në fushë. Ishte një gabim i madh, por jemi njerëz dhe nuk jemi të pagabueshëm. Kemi fituar dhe jam i lumtur”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat