Matia Perin ka qenë ndër lojtarët më të mërzitur pas eliminimit me penallti të Juventusit nga Kupa e Italisë. Dhe këtë mërzi e ka shprehur menjëherë pas ndeshjes duke mos kursyer fjalët e rënda para gazetarëve për të shprehur pakënaqësinë e tij.
“Në këtë dhomë zhveshjesh nuk kemi bij ku*vash dhe mund të ndërtohet diçka”, tha portieri, duke u kërkuar ndjesë gazetarëve për fjalorin që kishte përdorur.
“Shpresoj që kjo humbje të na dhembë aq shumë sa që të na bëjë të rritemi sa më shpejt që të jetë e mundur. Por e theksoj që ky është një grup tek i cili mund të ndërtosh”, tha Perin.
Ai preferoi të mos komentonte fjalët e Tiago Motës, i cili kishte kritikuar ekipin e tij pas eliminimit. “Nuk e di për kë e kishte Tiago Mota kur foli për njerëz që kërkojnë pa dhënë, do të flasim të gjithë bashkë,
Meqë nuk kam folur me të nuk di të përgjigjem, nuk dua të krijoj aludime që nuk ekzistojnë. Do të përballojmë situatën bashkë, siç kemi bërë gjithmonë”, tha Perin para gazetarëve në fund të sfidës.