Nisi e gjitha si një thashethem apo si një “shaka”, por mesa duket paska diçka të vërtetë në gjithë këtë rrëmujë që po përflitet për një rikthim të Leo Messit te Barcelona.
Klubi katalanas jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga mundësia për të rikthyer Lionel Messi-n por tashmë ka një plan konkret për ta arritur atë. Bordi i Barcelonës po punon për shitjen e tre lojtarëve dhe negocimin e një huazimi me Inter Miami.
Për të realizuar rikthimin e Messi-t, klubi katalanas është gati të ndahet me Andreas Christensen, Ansu Fati dhe Ferran Torres. Këto largime jo vetëm që do të lironin hapësirë në faturën e pagave, por gjithashtu do të gjeneronin të ardhura për të lehtësuar më lehtë funksionimin e ekipit.
Megjithatë, pengesa kryesore qëndron në bindjen e ekipit amerikan, Inter Miami do të ishte i gatshëm ta huazonte argjentinasin vetëm me një kusht të panegociueshëm për ta: rinovimin e kontratës së tij deri në dhjetor 2027.