Bayern Munih ka festuar ditëlindjen e 125-të dhe me këtë rast ka ndarë një lajm të madh për tifozët.
Klubi bavarez ka bërë të ditur se kanë arritur shifrën e 400.00 anëtarëve dhe janë shumë krenar për këtë shifër që askush tjetër nuk e ka arritur, sipas tyre.
“Ne po shohim një fluks anëtarësh si kurrë më parë.
Dialogu me anëtarët dhe tifozët tanë është bërë gjithnjë e më intensiv vitet e fundit. Klubi është i arritshëm dhe kjo është diçka që njerëzit e vlerësojnë.
Ne të gjithë mund të jemi krenarë për FC Bayern dhe anëtarët e tij”, tha presidenti Herbert Hainer në një festë zyrtare për ditëlindjen e klubit ku ishin të ftuar personalitete të klubit, por edhe figura të tjera nga sporti e politika.
Në ndeshjen që do të luajë në shtëpi kundër Bochum më 8 mars, Bayern ka vendosur që 1111 anëtarë do të nderohen për 35 vjet besnikëri ndaj klubit.