Pse Henderson i Empolit nuk u largua nga loja pas dy kartonëve të verdhë ndaj Juventusit?

Futboll

Pse Henderson i Empolit nuk u largua nga loja pas dy kartonëve të verdhë ndaj Juventusit?

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 19:52
Liam Henderson

Mesfushori i Empolit, Liam Henderson mori dy kartona të verdhë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë, por nuk u përjashtua me të kuq. 

Empoli siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës, pasi mposhti Juventusin në penallti, me ndeshjen që përfundoi 1-1 në kohën e rregullt. 

Gjatë ndeshjes, Henderson u ndëshkua me karton të verdhë për një ndërhyrje të palejuar, derisa mori një tjetër pasi festoi në penallti para tifozëve të Juventusit. 

Nuk kishte karton të kuq për të, pasi kartoni i dytë iu dha në penallti, që është një “ngjarje” në vete.

Thjesht do t’i shtohet në listën e kartonëve të verdhë të Hendersonit, që mund të rrezikojë të humb ndeshje në të ardhmen, nëse arrin numrin e kartonëve. 

Empoli do të ndeshet me Bolognan në gjysmëfinale, të cilat luhen me dy ndeshje. 

Çifti tjetër i gjysmëfinales është derbi Milan – Inter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat