Ndeshja Bolonja-Milan u jep fund sot të gjitha sfidave të prapambetura të Serisë A, por mbi të gjitha krijon një ide më të qartë të luftës për zonën e Ligës së Kampioneve, që po bëhet gjithnjë e më e ndezur.
Të dy skuadrat aktualisht janë në kuotën e 41 pikëve dhe një sukses do u mundësonte të kalonin Fiorentinën e vendit të 6-të që ka një pikë më shumë, por objektivi për ta është vendi i katërt i Juventusit që ka 49 pikë.
FORMACIONET ZYRTARE
BOLONJA (4-2-3-1): Skorupski; De Silvestri, Kazale, Beukema, Miranda; Frojler, Ferguson; Ndoj, Fabian, Dominguez, Kastro.
Trajner: Vinçenco Italiano.
MILAN (4-2-3-1): Menja; A. Himenez, Çau, Pavloviç, Teo Hernandez; Fofana, Reijnders; Musah, Zhoao Feliks, Rafael Leao; S. Himenez.
Trajner: Serxho Konseisao.