Edhe pse Marc-Andre ter Stegen do jetë gati për sezonin e ri, Barcelona po planifikon të sigurojë një portier të ri.
Ter Stegen për shkak të moshës , por sidomos për shkak të dëmtimit të rëndë që e la jashtë këtë sezon, vështirë se do jetë në gjendje të rikthehet në nivele të larta, ndaj lind nevoja për një portier të ri.
Dy portierët aktual, Wojciech Szczęsny dhe Inaki Pena, asnjëri nuk ofron siguri, ndaj Deco ka filluar nga puna për të gjetur një portier të ri dhe dy janë emrat kryesor që po ndjek drejtori sportiv i Barcelonës.
Kandidati kryesor është Giorgi Mamardashvili, gjeorgjiani që shkëlqeu në Europianin e vitit të kaluar, duke ngjallur kështu interesin e shumë ekipeve të mëdha. Përveç Barcelonës, është edhe Liverpool që po ndjek me shumë vëmendje gjeorgjianin. Valencia kërkon të paktën 40 milionë euro për gardianin e saj, shifër kjo që e tremb shumë Barcelonën, ndaj Liverpool është më i avantazhuar.
Kandidati i dytë, që është më i arritshëm, është Joan Garcia, 23-vjeçari që po shkëlqen me fanellën e Espanyol. Me një lartësi prej 1.91 metrash dhe një paraqitje të shkëlqyer në La Liga, portieri i Espanyolit plotëson karakteristikat e kërkuara nga Barça: siguri në portë, dominim në lojën ajrore dhe aftësi për të konkurruar në nivelin më të lartë. Kartoni i tij vlen rreth 10-15 milionë euro, shifër mëse e përballueshme për Barcelonën, ndryshe nga vlera e Mamardashvili.