Sociedadi me rotacione për ndeshjen ndaj Barçës

Futboll

Sociedadi me rotacione për ndeshjen ndaj Barçës

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 20:44
Pamje nga një ndeshje

Të dielën, Barcelona do të tentojë të marrë fitoren e radhës, për të mbetur në krye të La Ligas. 

Atë ditë, Barcelona do t’i bëj konak Real Sociedadit. 

Të dy ekipet kishin ndeshje këtë mesjavë në Kupën e Mbretit dhe kanë një orar goxha të ngjeshur. 

Kjo ndeshje mund të përdoret për t’i pushuae disa lojtarë, para ndeshjeve europiane që luhen javën e ardhshme. 

Real Sociedadi veçse do të jetë pa Takefusa Kubon dhe Nayef Aguerd ndaj Barçës, pasi u ndëshkuan me karton të verdhë ndaj Leganesit. 

Sipas “Sport”, Sociedadi po konsideron pushimin e disa lojtarëve kyç ndaj Barcelonës, për t’i pasur 100% ndaj Manchester Unitedit në Ligën e Europës. 

Imanol Aguacil, trajneri i Sociedadit mund t’i pushojë Zubimendin e Oyarzabalin për ndeshjen ndaj gjigantit katalunas. 

Një lëvizje si kjo është e mirëseardhur për Barçën, e cila po ashtu mund të bëj rotacione, para ndeshjes me Benfican në Ligën e Kampionëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat