FC Shkupi po vijon përgatitjet për sfidën e së dielës kundër Pelisterit.
"Pas fitores së fundit si mysafir ndaj Breras dhe serisë së shkëlqyeshme prej katër triumfeve radhazi, ekipi po punon me përkushtim maksimal për të ruajtur këtë formë të shkëlqyer.
Nën drejtimin e trajnerit Alparslan Erdem, skuadra është fokusuar në punë me intensitet të lartë në stërvitje, me synimin për të qenë në gjendjen më të mirë për ndeshjen e radhës.
Lajmi pozitiv vazhdon të jetë se të gjithë lojtarët vazhdojnë të janë të gatshëm dhe po stërviten pa probleme me lëndime, duke sjellë një atmosferë shumë pozitive brenda grupit.
Me vetëbesim dhe përkushtim maksimal, FC Shkupi synon të vazhdojë ecurinë pozitive dhe të shtojë një tjetër fitore në këtë periudhë pozitive dhe të shkëlqyeshme. Përgatitjet do të vijojnë në ditët në vijim, me ekipin të përqendruar plotësisht te objektivat sezonalë.
Duelin e xhiros së 21-të në LPFM, kundër Pelisterit, do ta zhvillojmë të dielën në shtëpi, me fillim në orën 14.00", njofton FC Shkupi.