Jeton Beqiri: Jemi të kënaqur që jemi në mesin e katër skuadrave më të mira

Futboll

Jeton Beqiri: Jemi të kënaqur që jemi në mesin e katër skuadrave më të mira

Nga: K. Goca Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 21:01
Jeton Beqiri

Shkendija e Tetovës, duket se ka kaluar në mënyrë rutinore në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, duke e mposhtur me rezultat 1:0 në Radovish skuadrën e ligës dytë, Detonit Plaçkovica, falë golit të Adenis Shalës në minutën e 23-të.

Kuqezinjtë do të përballen në gjysmëfinale me një nga rivalët e tyre Struga Trim Lum, Brera apo Vardarin.

“Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për ne sepse na vendosi në mesin e katër skuadrave më të mira.

Në përgjithësi një fitore e merituar”, thotë Jeton Beqiri, kryetrajner i Shkëndijes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat