Interi kockë e fortë për Atalantën

Futboll

Interi kockë e fortë për Atalantën

Nga: K.G. Më: 16 mars 2025 Në ora: 22:36
Interi

Skuadra e Interit në stilin e kampionit, e ka mposhtur me rezultat 2:0 Atalantën në Bergamo.

Berat Gjimshiti me shokë nuk ia dolën që të befasojnë Interin. 

Në minutën e 81-të, Ederson i Atalantës është ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhëve. 

Carlos Augusto (54') e Martinez (87') shënuan për fitoren e madhe të Interit. 

Gjimshiti është zëvendësuar në minutën e 75-të.

Pas javës së 29-të në Serie A, Interi kryeson me 64 pikë, ka tre më shumë se Napoli dhe 6 se Atalanta në pozitën e tretë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat