Dalin në shitje biletat për sfidën Zvicër - Kosovë

Futboll

Dalin në shitje biletat për sfidën Zvicër - Kosovë

Më: 31 korrik 2025 Në ora: 17:24
Pamje nga ndeshja

Dalin në shitje biletat për sfidën Zvicër - Kosovë!

Federata e Futbollit e Zvicrës (SFV) ka njoftuar se sot (e enjte) kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes kualifikuese mes kombëtares së Zvicrës dhe Kosovës.

Ndeshja midis këtyre dy kombëtareve zhvilohet më 5 shtator, në orën 20:45 në stadiumin St. Jakob-Park në Basel.

Biletat për ndeshjen kundër Kosovës janë në dispozicion ekskluzivisht online në faqen www.ticketmaster.ch nga ora 14:00 e ditës së sotme (e enjte), 31 korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat