Samir Ujkani e tregon arsyen e mungesës së Zhegrovës te Kosova

Futboll

Samir Ujkani e tregon arsyen e mungesës së Zhegrovës te Kosova

Më: 3 shtator 2025 Në ora: 13:48
Zhegrova

Samir Ujkani e ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin italian “Tuttosport”, kryesisht për Edon Zhegrovën, i cili u transferua së fundmi në Juventus.

E për këtë vendim të lojtarit ka folur zëvendës-drejtori i Kombëtares së Kosovës, i cili e tregoi edhe arsyen se përse 26-vjeçari hoqi dorë nga mundësia për të luajtur për Kosovën në dy ndeshjet e shtatorit, kundër Zvicrës dhe ndaj Suedisë.

“Na dukej e drejtë t’ia jepnim disa ditë kohë për t’u njohur me Juventusin, për ta ndihmuar që të ambientohet shpejt.

Ne e dimë se çka duam nga ai dhe nga lojtarët tjerë kyç të Kosovës si Rrahmani e Muriqi”, u shpreh ish-portieri kosovar.

Zhegrova nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar shkaku i një lëndimi, ndërsa tash është gati për ta bërë debutimin me Juventusin pasi ka ushtruar fort kohëve të fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat