Foden nuk u ftua te Anglia, Pep Guardiola: Tuchel e di më mirë

Futboll

Foden nuk u ftua te Anglia, Pep Guardiola: Tuchel e di më mirë

Më: 3 tetor 2025 Në ora: 15:01
Guardiola e Foden

Thomas Tuchel sot publikoi listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit tetor me Kombëtaren e Anglisë.

Në këtë grumbullim mungon lojtari i Manchester Cityt, Phil Foden.

Pep Guardiola u paraqit në konferencë për media dhe nga gazetarët u pyet rreth mungesës së lojtarit të tij te Angla.

“Tuchel e di se çfarë i duhet, më mirë se unë, miliona herë, biliona herë më mirë se unë.

Por çfarë mund të them unë, është se Foden nëse vazhdon të luajë kështu, do të rikthehet shumë shpejt”, u shpreh Guardiola

Kujtojmë që Anglia luan një miqësore ndaj Uellsit dhe një ndeshje kualifikuese ndaj Letonisë gjatë muajit tetor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat