Liverpooli feston
Real Madridi ka pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Liverpooli në “Anfiled”, në ndeshjen e xhiros së katërt të Champions League në futboll.
Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit.
Rezultatet
Atletico - Royale Union SG 3:1 (1:0)
Bodo/Glimt - Monaco 0:1 (0:1)
Juventus – Sporting 1:1 (1:1)
Liverpool – Real 1:0 (0:0)
Olympiacos – PSV 1:1 (1:0)
PSG – Bayern 1:2 (0:2)
Tottenham – Copenhagen 4:0 (1:0)
Në minutën e 61-të, Mac Allister shënoi gol të bukur me kokë në këndin e epërm të majtë të portës së Realit.
Luis Diaz me dy golat e shënuar për Bayernin e Munihut, e mposhtën PSG vendase me rezultat 2:1.
Futbollisti Diaz ka shënuar në minutën e 4-të e 32-të.
I njëjti futbollist është përjashtuar në minutën e 45+7 për shkak të ndërhyrjes së ashpër ndaj Hakimit.
Hakimi u lëndua rëndë edhe e lëshoi fushën.
Në minutën e 74-të Neves shënon për PSG-në, 1:2.
Kjo ishte humbja e parë për PSG-në e fitorja e katërt për Bayernin.
Juventusi befasohet në Torino, duke barazuar me rezultat 1:1 me Sportingun.
Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, u paraqit nga minuta e 72-të apo 18 minuta për Juventusin.
Mysafirët shënuan në minutën e 12-të me golin e Araujos.
Vlahoviq i Juves barazoi rezultatin në minutën e 34-të.
Atletico Madridi ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Royale Union SG.
Alvarez shënoi në minutën e 39-të, Gallagher në atë të 73-tën e Llorente (90+6') për Atleticon dhe Sykes (80’).
Tottenhami 33 minutat e fundit pa një lojtar, por nuk e ndali për fituar bindshëm me rezultat 4:0 kundër Copenhagenit.
Golat i realizuan Johnson (19') e Odobert (51'), Van de Ven (64'), Palhinha (67’).
Në minutën e 57-të, Johnson u përjashtua me karton të kuq, duke e lënë Tottenhamin pa një lojtar në fushë.
Në minutën e 90+2 Richarlison i Tottenhamit dështoi nga penalltia.
Bayerni kryeson me 12 pikë pasojnë Arsenali me 12, PSG 9, Interi 9, Real Madridi 9, Liverpooli 9, Tottenhami 8 sosh, etj