Alarm te Barcelona

Futboll

Alarm te Barcelona

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 22:54
Barcelona

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit për Barcelonën.

Teksa po triumfon ndaj Atletico Madridit me epërsi minimale (2:1), Hansi Flick u përball me një situatë të padëshiruar.

Brenda pesë minutash, te “Katalunasit” u lëndua Dani Olmo, gjatë shënimit të golit të epërsisë, dhe i magjishmi Pedri.

Të dy u desh të zëvendësohen nga bashkëlojtarët e tyre.

Olmo u zëvendësua nga Ferran Torres, teksa vendin e Pedrit në mesfushë e mori Marc Casado.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat