Barcelona ndal tre pikë në derbin e Spanjës

Futboll

Barcelona ndal tre pikë në derbin e Spanjës

Nga: K.G. Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 23:03
Pamje nga ndeshja

Barcelona e ka mposhtur me rezultat 3:1 Atletico Madridin, në ndeshjen e javës së 19-të të kampionatit spanjoll në futboll. 

Atmosferë e bukur në stadiumin ‘Camp Nou” në Barcelonë.

Raphinha (26'), Olmo (65'), Torres (90+6’) shënuan për Barcelonën dhe Baena (19') realizoi për Atletico Madridin.

Lewandowski dështoi nga penalltia në minutën e 36-të. 

Sulmuesi polak gjuajt larg mbi portën e portierit Oblak.

Barcelona është në krye me 37 pikë, ka katër më shumë se Reali (një ndeshje më pak) dhe Atletico Madridi zë vendin e 4-të me 31 pikë. 
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat