Charlton mposhtet nga Chelsea

Futboll

Charlton mposhtet nga Chelsea

Nga: K.G. Më: 10 janar 2026 Në ora: 22:59
Chelsea

Chelsea është kualifikuar në të 16-ën e finales së FA Cup (Kupës së Anglisë).

Chelsea ngadhënjeu me rezultat 5:1 ndaj Charltonit.

Futbollistët e Charlton përkundër angazhimit para shikuesve të vet, nuk ia dolën të frenojnë skuadrën e Chelseat.

Për Chelsean shënuan Hato (45+4), Adarabioyo (50') e Guiu (62'), Neto (90+1') e Fernandez (90+4 nga penalltia) dhe për Charltonin Leaburn (57').

Chelsea ka synime të mëdha edhe në këtë garë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat