Erkan Shaip dhe Bujar Ilazi, lojtarë të lirë për transferim!

Futboll

Erkan Shaip dhe Bujar Ilazi, lojtarë të lirë për transferim!

Më: 6 shkurt 2026 Në ora: 18:10
Erkan Shaip dhe Bujar Ilazi

Erkan Shaip dhe Bujar Ilazi, lojtarë të lirë për transferim!!

Edhe pse ishin marrë vesh me FC Shkupin, por për shkak të situatës më të re të krijuar te skuadra nga Cairi, kanë dështuar transferimet e Bujar Ilazit dhe Erkan Shaipit.

Dy emrat e njohur të futbollit tashmë janë lojtarë të lirë, dhe kjo është një mundësi e mirë për klubet e futbollit që kanë nevojë për futbollistë të repartit ofensiv sic janë Ilazi e Shaipi.

Shaipi e Ilazi sezonit e fundit ishin pjesë e Shkëndijës së Haracinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat