Dellova realizon gol në fitoren e CSKA Sofjes

Futboll

Dellova realizon gol në fitoren e CSKA Sofjes

Më: 6 shkurt 2026 Në ora: 21:41
Lumbardh Dellova

Qendërmbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova ka shënuar një gol të bukur për CSKA Sofjen në elitën e futbollit bullgar.

Dellova shënoi gjatë fitores 3-1 kundër Arda, ku realizoi golin e dytë të ndeshjes.

Pas një topi të kthyer nga rivëndja këndore, Dellova goditi fuqishëm në portën kundërshtare, duke mos i dhënë asnjë shans portierit mysafir as për të reaguar.

Raportohet se Dellova e ka refuzuar rinovimin e kontratës, derisa në verë pritet të bëhet me klub të ri.

Ndërkohë, CSKA Sofia mbetet në garë për titull, por është plot 10 pikë prapa liderit Levski,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat