Vendos goli i Bakayokos!

Futboll

Vendos goli i Bakayokos!

Më: 6 shkurt 2026 Në ora: 22:10
Pamje nga ndeshja

Pas 4 ndeshjesh pa fitore radhazi në Superiore, skuadra e Egnatias i ka dhënë fund “agjërimit” për të marrë rezultat pozitiv në vinin 2026-të, kampionat.

Rrogozhinasit mposhtën minimalisht 1:0 Flamurtarin.

Goli i vetëm erdhi nga sulmuesi Bakayoko në minutat e para të pjesës së dytë. Edhe pse ekipi vlonjat ishte më kërkues në 45 minutat e dyta, sulmuesit kuqezi nuk mundën të shënonin në portën e Mario Dajsinanit.

Pas 23 javësh, Egnatia regjistronë 42 pikë, 3 më pak se Vllaznia kryesuese.

Ndërkohë, nga krahu tjetër, Flamurtari i drejtuar prej Francesco Moriero ndodhet në pikë “kritike”, vendi i fundit në tabelë dhe rreziku për rënien nga elita e futbollit shqiptar po shtohet pas çdo jave që kalon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat