Bayerni nën kritika

Futboll

Bayerni nën kritika

Më: 6 shkurt 2026 Në ora: 22:23
Bayerni

Me zgjatjen kontratës së Upamekanos, Bayerni ka zgjidhur një tjetër çështje personeli pas negociatash të gjata. Ajo që bie në sy është shuma e madhe e parave që bavarezët kanë investuar vetëm në bonuset e firmosjes.

Gjatë 12 muajve të fundit pothuajse 100 milionë euro kanë përfunduar në xhepat e yjeve.

Të ashtuquajturat tarifa firmosjeje u paguan që në pranverën e vitit 2025 në kuadër të zgjatjeve të kontratave për Dejvis, Musiala dhe Kimish, si edhe për Jonas Urbig.

Sipas ish-menaxherit të Bundesligës, Heribert Brushhagen, Bajerni tregoi tepër durim në “pokerin” e negociatave me Upamekanon.

“Bajerni është një klub i nivelit të lartë, nuk largohesh thjesht.” Brushhagen e përshkroi procesin e zgjatur të negociatave si “teatër” dhe shtoi: “Unë do ta kisha humbur durimin dhe do t’i kisha thënë të largohej.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat